Shalsi: Largimi i Metës, për të mbajtur në këmbë kualicionin
“Shfaqja e sotme e Ilir Metës ishte për tju treguar se shfaqja e matrapazit të paskrupullt ishte veçse një shfaqje e paturpshme, e një njeriu të dështuar e të marrë fund. Largimi i Ilir Metës, ishte vetëm një manovër, për të mbajtur në këmbë një koalicion, një band që varfëron çdo ditë shqiptarët”.
Kështu e cilësoi lëvizjen e Metës, deputeti i PS, Eduard Shalsi, ndërsa njoftoi dorëheqjen nga dy postet qeveritare. Ky qëndrim sipas tij nuk përben gjë tjetër veçse një manovër, duke e cilësuar në të njëtën kohë ish/kryeministrin si një aktor i dalë jashtë boje.
Për këtë, Shalsi tha se përgjigjen do ta marrin në datën 21 janar, pasi një gjë mbetet e sigurtë, “është larguar një matrapaz, por ka mbetur ende një bllok i pisët në duart e Berishës”.