E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi: Vrasja e gjyqtarit, provë për drejtësinë

Në deklaratën e tij, ai dënoi krimin dhe e cilësoi vrasjen e gjyqtarit të gjykatës së Rrethit të Vlorës, si një goditje tepër të rëndë për vetë shtetin.

"Ngjarja e sotme është një provë për drejtësinë. Dora e krimit  sot goditi në zemër  shtetin e së drejtës, goditi mu në thelbin e tij ekzistencën e shtetit”, tha Ministri. “Grupi i hetimit  po punon dhe po bën një punë të  shkëlqyer me një  bashkëpunim të mirë  me ekspertët më të mirë të  së drejtës, të policisë kriminale,  të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të cilët po bëjnë një hetim  të mirë”. Ai garantoi se, “hetimi do të jetë i shpejtë dhe efikas dhe  organizatorët, ideatorët dhe ekzekutorët do të vihen në prangat e ligjit”.

Më tej Ministri deklaroi se për zbardhjen e saj do të zhvillohen hetime intensive nga specialistët më të mirë, por edhe nga ekspertë të huaj nëse lind nevoja.  “Për ngjarjen e sotme do të nisin hetimet nga specialistët më të mirë dhe ekspertë të huaj nëse do të jetë e nevojshme nga grupi i hetimit”, tha Ministri i Drejtësisë.

 “I garantoj edhe familjarët se asnjë proces nuk do të jetë i pafundëm por do të kenë  garancinë dhe mbështetjen e plotë të qeverisë që  ideatorët, organizatorët dhe ekzekutorët të marrin sa më shpejt përgjigjen e merituar”, - deklaroi me tej Ministri.

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi  gjatë gjithe  ditës  zhvilloi takime me krerët e rendit në qytetin e Vlorës menjëherë pas aktit të shëmtuar kriminal që mori jetën e gjyqtarit 33 vjecar  Skerdilajd Konomi. /Start/

                                                                                             2011-09-10 08:18
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›