Vdekja e 12-vjeçarit, në kërkim pronari i ndërtesës

Ngjarja ndodhi pasditen e shkuar ku 12-vjeçari Kristian Marku, humbi jetën pasi u zu nga soleta e një ndërtese gjysmë të shembur.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulatoi se 12 vjeçari ka gjetur vdekjen aksidentalisht, si pasojë e rënies së soletës së një ndërtese, e cila ishte shembur një ditë më parë, nga vetë pronari i saj, pasi kjo ndërtesë, mbi bazën e një vendimi të marrë nga K.R.T-ja e Bashkisë, do të prishej më vonë nga Policia Ndërtimore e Bashkia Shkodër.
Sa më sipër filloj procedimi penal ndaj pronarit të ndërtesës, shtetasit Zef Vuksani, 60-vjeç, banues në lagjen “1 Maj” Shkodër, u bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi dhe po punohet për kapjen e tij. Në lidhje me këtë ngjarje u kryen të gjitha veprimet e duhura hetimore e procedurale dhe materialet, në ngarkim të shtetasit Zef Vuksani, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër , për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”. /S.Ll/Start/
2011-09-10 09:53