E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halimi pezullon drejtoreshën e burgut “Ali Demi”

23-08-2012 / Gazeta 55

Pezullimi, pas thyerjes së lejes së një të burgosuri

Ministri i Drejtësisë pezullon nga detyra Drejtoreshën e IEVP Ali Demi, znj. Irena Celaj, pas ngjarjes së ndodhur dje në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale Ali Demi, ku një i dënuar ka thyer lejen e marrë dhe nuk është kthyer në qelitë e burgut të vuante dënimin e mbetur.

Ministri i Drejtësisë ka urdhëruar menjëherë hetimin e lejes së dhënë dhe pezullimin nga detyra të Drejtoreshës së këtij burgu.

Astrit Dervishi është i dënuar me 1 vit burg për vjedhje duhet të ishte kthyer dje në orën 13:00 në burg. I dënuari ka vuajtur 7 muaj dhe 27 ditë dhe i ngelen për të vuajtur 4 muaj dhe 3 ditë burgim.

I dënuari ishte i pajisur nga Drejtoria e Institucionit me leje shpërblyese të planifikuar për muajin gusht 2012, përkatësisht nga ora 09.00 e datës 17.08.2012 deri në orën 13.00 datë 22.08.2012.

Kjo ishte leja e dytë e të dënuarit. Ky i dënuar ka shkuar me leje shpërblyese dhe në muajin maj 2012, përkatësisht nga data 11.05.2012 deri në dt. 16.05.2012.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›