E Shtunë, 31 Tetor 2026

Junker: Shansi i fundit për Greqinë

23-08-2012 / Gazeta 55

Kryeministri grek Samaras ka kërkuar më shumë kohë

Tashmë topi është në fushën e Greqisë dhe kjo është mundësia e fundit. Fjalët e Zhan Klod Junker kanë mbyllur takimin me Antonis samaras dhe kanë ngrirë nëjkohësisht përpjekjet e kryeministrit grek për të injektuar besim për të ardhmen e vendit. Ajo që ishte pozitive gjatë këtij takimi ishte këmbëngulja nga ana e presidentit të Eurogrupit për kundërshtimin e tij të plotë për daljen e Greqisë nga zona e euros. “Tashmë radhën e ka Greqia. E vërteta është se kjo është mundësia e fundit dhe se populli grek duhet të dijë se kryeministri e ka marrë shumë seriozisht,” ka thënë Junker. Samaras ka pasqyruar argumentet e tij dhe ka këmbëngulur se Athina ka nevojë për më shumë kohë për të përfunduar procesin e reformave. “I shpjegova presidentit Junker se kemi përforcuar planin e privatizimit dhe se po vazhdojmë me reformat e nevojshme strukturore,” tha Samaras. “Javët në vijim do të përfundojmë me shkurtimet nga do të përfitohen 11.7 miliardë euro. Samaars të premten do të jetë në Berlin për t’u takuar me kancelaren gjermane Merkel. Një takim, ku sipas kancelares gjermane nuk do të merret asnjë vendim. “Nuk do të ketë më të reja në krahasim me ato që dihen tashmë. Nuk do të gjejmë asnjë zgjidhje. Jemi në pritje të raportit të Trojkës,” ka thënë e vendosur Merkel. Trojka, e përbërë nga përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Bankës qendrore Europiane, si dhe fondit monetar ndërkombëtar, në tetor do të paraqesin një raport për progreset e bëra nga qeveria greke, një kusht i domosdoshëm ky për vazhdimësinë e planit të ndihmave për vendin.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›