Halimi raport: Dënimi i Xhuvanit, i papranueshëm

Raporti i hartuar nga kjo Ministri, vjen pas inspektimit të bërë në gjykatë ku u mor ky vendim. Ministri Eduard Halimi, ia ka përcjellë raportin Presidentit të Republikës dhe Kuvendit të Shqipërisë, duke vlerësuar se “Politika penale që kërkon vetëm 2 vjet burgim, ndaj agresoreve të jetës së qytetarëve është e papranueshme”.
Raporti i Ministrisë së Drejtësisë
Ministri i Drejtësisë, z. Eduard Halimi në vijim të deklaratës së bërë në 24/11/2011 mbi inspektimin në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Penal Tiranë lidhur me procedimin penal nr. 597 i vitit 13.02.2011, sot në datë 23/12/2011 i ka dërguar Presidentit të Republikës, z. Bamir Topi dhe Prokurores së Përgjithshme .znj. Ina
Rama përfundimet e këtij inspektimi.
Raporti i inspektimit bazuar në nenin 56/4 të Ligjit nr. 8737, datë 12.2.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, është përqendruar në njohjen e ecurisë së çështjes në përputhje me rekomandimet vjetore të dhëna nga Këshilli i Ministrave për luftën kundër kriminalitetit; respektimin e parimeve të drejtësisë, barazisë dhe ligjshmërisë së veprimtarisë së prokurorit në marrëdhëniet e tij me subjektet e tjera të procedimit penal; ecurinë e politikës penale dhe në veçanti politikën e dënimit të ndjekur nga organi i prokurorisë në rastin konkret,.
Ministri i ka kërkuar Presidentit të Republikës dhe Prokurores së Përgjithshme qe ne baze te nenit 149 te Kushtetutës, të ushtrojnë kompetencave të tyre për inicimin e procedimit disiplinor për Prokurorin e çështjes konkrete dhe drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës.
Në letrën e tij, Ministri i drejtësisë, thekson se siguria publike dhe jeta e qytetarëve janë absolutisht parimet më të rëndësishme të cilat duhet të sigurojnë sundimin e ligjit në vend. Barazia e njëjtë para ligjit për të gjitha subjektet, dhe ndjekja e së njëjtës politikë penale, janë parime fondamentale te parashikuara shprehimisht si themele të Kushtetutës.
Ministri i Drejtësisë mban në konsideratë faktin që kompetencat kushtetuese të Presidentit të Republikës ndonëse nuk mund të ndikojnë në ndryshimin e vendimeve të dhëna nga sistemi i drejtësisë janë me rëndësi të jashtëzakonshme, parësore dhe me autoritetin e mjaftueshëm për të vënë përpara përgjegjësisë prokurorët që abuzojnë me ligjin në masë të tillë që godasin në mënyrë agresive dhe të drejtpërdrejtë sigurinë publike të qytetarëve dhe integritetin e sistemit të drejtësisë në përgjithësi.
Në letrën e tij dërguar Prokurores se Përgjithshme, Ministri thekson. se mbrojta e jetës së individit ashtu siç parashikon nenin 21 i Kushtetutës, është detyrë themelore e të gjithëve , veçanërisht e autoriteteve publike dhe kërkon domosdoshmërish sigurinë publike për qytetarët e këtij vendi. Siguria publike cenohet rëndë në rast se politika penale ndaj agresoreve të jetës së qytetarëve ushtrohet në mënyrë selektive nga Prokuroria , të cilës Kushtetuta në nenin 148 ia ka besuar këtë funksion për ushtrimin e ndjekjes penale dhe përfaqësimit të akuzës në gjykim. Një politike penale që kërkon vetëm 2 vjet burgim, ndaj agresoreve te jetës së qytetareve është e papranueshme.
Ministri në mbështetje të nenit 35 të ligjit 9877 datë 18.02.2008 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, si dhe nenit 31 të ligjit nr. 8811, datë 17.05.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, të ndryshuar, i ka dërguar raportin edhe gjyqtarit të çështjes , duke i dhënë të drejtën të paraqesë pretendimet e tij lidhur me konstatimet procedurale të gjetura gjatë procesit gjyqësor, duke mbajtur parasysh modelin e sistemit gjyqësor ekzistues në Shqipëri si dhe tagrin e plotë të Prokurorisë si përfaqësuese e akuzës penale dhe politikes penale në emër të shtetit sipas nenin 148 të Kushtetutës. /Start/
2011-12-23 14:11