Mbikëqyrje elektronike për të burgosurit

Ligji është miratuar në Parlament pasditen e shkuar, dhe parashikon që teknikisht mbikëqyrja elektronike të funksionojë me një pajisje elektronike, e cila do të jetë e lidhur me një sallë operative, nga ku do të monitorohet respektimi i urdhrave të gjykatës nga personat e dënuar.
Zbatimi i mbikëqyrjes elektronike do të zvogëlojë koston që shteti duhet të paguajë për mbikëqyrjen e një të dënuari nga 500 euro në muaj në 10 euro në muaj. Kjo masë, që parashikon vendosjen e një byzylyku ose detektori në trupin e personit, do të aplikohet fillimisht tek 300 të dënuar në Tiranë vitin e ardhshëm, e më pas do të shtrihet në rrethet e tjera të vendit.
Me vendosjen e një sistemi mbikëqyrës elektronik mundësia e një personi në arrest shtëpie për t'u arratisur apo larguar është zero, sepse sistemi i tillë i aplikuar gjerësisht në Europë dhe SHBA garanton 100% identifikimin e shpejtë dhe neutralizimin e autorit, ndaj dhe mundësia e largimit është zero./Start/
2011-12-23 14:30