Halimi:Opozita nuk duhet të bllokojë punë e KQZ-së

Maxhoranca kritikon strategjinë e bojkotit që PS-ja dhe përfaqësuesit e saj në KQZ po aplikojnë gjatë javëve të fundit.
Komisioneri demokrat i ligjeve Eduard Halimi duke iu referuar sjelljes së përfaqësuesve të opozitës në KQZ gjatë mbledhjeve të fundit shtoi se është e patolerueshme pasi shkon në kundravajtje me ligjin, duke theksuar se këta anëtarë të KQZ-së po shkelin edhe mbi betimin që ata kanë bërë ditën që kanë marrë detyrën.
Ndërkaq Halimi thekson se asnjë përpjekje për të bllokuar KQZ-në në prag të zgjedhjeve lokale nuk do të rezultojë e suksesshme pasi kodi elektoral i ka parashikuar të gjitha momentet për të shmangur kriza të tilla.
Që pas vendimit të KQZ-së për djegien e fletëve të votimit, anëtarët e zgjedhur nga opozita në KQZ kanë munguar në mbledhje ose në disa raste nuk kanë marrë pjesë në votim, një strategji kjo që vë në dyshim funksionimin e këtij institucioni kur nga zgjedhjet lokale na ndjanë pak më shumë se 3 muaj.