E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasada e SHBA-së: Respektimi i ligjit, në të mirë të popullit

Ambasada e SHBA-së në Tiranë reagon në mënyrë të menjëhershme përsa i takon demostratës së Partisë Socialiste, ndërsa ka marrë tashmë dhe lejen e këtij tubimi. Ndër të tjera, Ambasada e Shteteve të Bashkuara mbështet plotësisht të drejtën për lirinë e shprehjes dhe grumbullimit për të gjithë popullin e Shqipërisë.
 

“Në një shoqëri demokratike si Shqipëria, është e rëndësishme që shprehje të tilla të jenë paqësore dhe konstruktive. Respektimi i institucioneve, sundimit të ligjit, dhe të drejtave të të tjerëve duhet të zbatohen gjatë të gjitha tubimeve e demostratave. Ditët e fundit, retorika dhe gjuha e disa udhëheqësve politikë kanë marrë një ton që sugjeron mbështetje për akte çrregulluese dhe të dëmshme e sjellje të papërshtatshme. Kjo gjuhë është e papranueshme. Përdorimi i retorikës provokuese dhe sugjerimi apo tolerimi i ndonjë forme dhune është në dëm të popullit të Shqipërisë".
 

Nderkaq, Ambasada e SHBA-së ka vijuar më tej duke theksuar se populli shqiptar meriton më mirë se kaq. Ai ka punuar me seriozitet dhe durim drejt përmbushjes së reformave për të cilat ka nevojë urgjente dhe përparimin e vendit të tyre e përmbushjen e aspiratave të tyre demokratike.
“Vlerësojmë sjelljen profesionale që policia e shtetit ka ushtruar në mënyrë konseguente në përmbushje të përgjegjësive të tyre gjatë demonstratave të kaluara. Presim që i njëjti nivel profesionalizmi të demonstrohet në protestën e planifikuar për ditën e premte, më 21 janar” përfundon deklarata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›