E Shtunë, 31 Tetor 2026

Strategjia e PS-së

“Ora News” zbulon strategjinë e simpatizantëve të PS të cilet do të realizojnë demostratën e madhe, me kërkesën e vetme për largimin e qeverisë. Ndërkaq mësohet se simpatizantët do të mblidhen në katër pika strategjike në zona të ndryshme e ambiente publike në Tiranë. Pika e parë i referohet “Stadiumit Asllan Rusi” e më pas do të levizin drejt “Rrugës së Durrësit”. Pika e dytë do të mblidhen tek “Stacioni i Trenit” drejt Bulevardit “Zogu i Parë”. Pika e tretë tek “Rruga e Elbasanit” drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa pika e katërt pranë shkollës Teknologjike drejt “Rrugës së Kavajës”.

Ndërsa deputetët opizitarë kanë deklaruar se nesër në demostratë në orën 14.00 do të marrin pjesë qytetarët veç bindjeve politike, të gjithë do të luftojnë për të njëjtën kauz, “Të gjithë të bashkohen për t`i bërë barrikadë ndaj kësaj qeverie”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›