E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela s‘është as në stol

Pak minuta për shqiptarët elitarë në kampionatet
përkatëse, ku ata luajë. Ka qenë
kjo rezymeja e të dielës futbollistike për
lojtarë e Kombëtares kuqezi, të cilët që sot
do të vihen në dispozicion të Ari Han, për
dy ndeshjet eliminatore në grupin 1,
kundër Hungarisë më 11 tetor dhe Portugalisë
më 15 tetor. Fantazisti Ervin Skela, jo
vetëm që nuk është përfshirë nga trajneri
Prasnikar në 11-shen titullare në ndeshjen
e humbur me rezultatin 1-2 në shtëpi ndaj
Hamburgut, por nuk ka qenë as në stolin e
rezervave. Para takimit, ai përflitej si i disponueshëm,
pasi ishte shëruar nga ftohja
e para pak ditëve. Por duket se trajneri nuk
ka preferuar ta aktivizojë. As Altin Lala nuk
e ka nisur titullar ndeshjen Borusia-Hanover
1-1. Ndërsa në Serinë A, sulmuesi
Erjon Bogdani ka hyr; si zëvendësues në
minutën e 70, në humbjen 0-2 të Kievos në
shtëpi ndaj Fiorentinës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›