Hallakamë në Flamurtar

Skuadra e Flamurtarit assesi nuk po arrin të stabilizohet. Pasi zgjodhi problemin me trajner, kuqezinjve u ka dalë edhe një telash tjetër, por kësaj radhe me futbollistët.
Lojtarët kyçë të klubit kuqezi të hënën nuk kanë pranuar të dalin në stërvitje, edhe pse një gjë të tillë e ka kërkuar trajneri Jusuf Tortoshi. Deri te bojkotimi i stërvitjes ka ardhur si pasojë e moskryerjes së obligimeve ndaj tyre.
“10 lojtarë kryesorë të klubit që kemi bartur barrën kryesore, nuk kemi pranuar të dalim në stërvitje, pasi nuk kemi marr rroga. Klubi nga ka borxh më shumë se dy muaj plus premitë”, ka thënë një burim i Expressit brenda klubit.
“Para se t’i nisim përgatitjet, na kanë premtuar se obligimet ndaj neve do të kryhen brenda 10 ditëve, por kanë kaluar mbi 20 ditë dhe ne ende nuk i kemi marrë pagat”, theksoi burimi, i cili deshi të mbetet anonim.
Mësohet se Tortoshi ka zhvilluar stërvitjen kryesisht me lojtarë të rinj (juniorë), derisa grupi i të pakënaqurve ka paralajmëruar se nuk do të kthehet në stërvitje pa i marrë paratë që ua kanë borxh.
Madje, ata thonë se nëse nuk kryhen obligimet ndaj tyre, do të kërkojnë shkëputjen e kontratave dhe do të transferohen te ndonjë klub tjetër.
Në anën tjetër, edhe trajneri i kuqezinjve, Jusuf Tortoshi ka konfirmuar se disa nga futbollistët e Flamurtarit nuk kanë pranuar të stërvitin. Mirëpo, ai paralajmëron se obligimet ndaj tyre do të kryhen.
“U është premtuar se do t’i kryejnë obligimet ndaj tyre dhe kjo besoj se brenda javës do të ndodhë. Gjendja nuk është alarmante. Ata nuk kanë dashur të stërvitin, nëse dëshirojnë vijnë nëse jo, jo, me zor nuk do t’i shtimë të stërvitin”, ka thënë Tortoshi për Express.
Flamurtari nuk është klubi i vetëm në që po përballet me një krizë të thellë financiare. Thuajse të gjitha klubet nga Superliga e kanë një problem të tillë.