E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halle Berry si Aretha Franklin?

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 08:10

Legjenda e muzikës soul sugjeron aktoren fituese të shpërblimit Oscar Halle Berry për të luajtur rolin e saj në filmin biografik.

Legjenda e muzikës soul Aretha Franklin ka insistuar se dëshiron që aktorja Halle Berry të luajë rolin kryesor në filmin biografik të planifikuar për jetën e saj, madje edhe pasi aktorja fituese e shpërblimit Oscar ka thënë se nuk e ka zërin e duhur për këtë rol.

“Dikush duhet t’i thotë Aretha-s se nuk mund ta bëj këtë”, ka thënë Berry në ndarjen e çmimeve Golden Globes në fillim të këtij viti. Franklin ka thënë për Billboard se nuk është e një pengesë e pashmangshme.

“Shumë filma bëhen me artistë origjinalë dhe këngët e tyre janë vetëm lëvizje e buzeve”, tha ajo. “Kjo do të bëhej nëse do të ishte Halle në këtë rol”.

Në mesin e yjeve tjera të përmendura për rolin përfshihen edhe fituesja e shpërblimit Oscar Jennifer Hudson, e cila si një vokaliste e përkryer do të këndonte disa prej këngëve të saj.

“Nëse, për shembull, është Jennifer Hudson, ajo mund të këndojë një apo dy”, tha Franklin. “Por të tjerat do të ishin incizimet e mia origjinale. Ne pa dyshim do t’i përdorim incizimet origjinale. Unë gjithashtu mund t’i incizojë përsëri disa”.
Franklin nuk deshi që ta zbulojë se kush do të jetë regjisor i filmit para se të bëhej marrëveshja.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›