Kodikët në Bullgari, Nika: Nuk është shkelur ligji

14 kodikë të njohur të shqipërisë janë ekspozuar në Sofie të Bullgarisë në kuadër të kongresit ndërkombëtare "Bizanti pa Kufi". Ekspozimin i tyre në Sofje ka hapur polemika, në rang studiuesish, në ligjshmërinë e dërgimit të tyre jashtë hapësirës shqiptare.
Drejtoresha e arkivit Nevila Nika i përgjigjet këtyre zërave duke thënë se nuk ka asnjë shkelje të ligjit. Ndërsa lidhur me sigurinë e dorëshkrimeve të lashta ajo shprehet se janë marrë të gjitha masat për të garantuar paprekshmërinë e tyre.
Nuk është hera e parë që kodikët e Shqipërisë ekspozohen jashtë vendit tonë, pasi ata në kuadër të 2000 vjetorit të krishtërimit janë ekspozuar edhe në shtetin e Vatikanit.
Në këtë kongres e 22 që organizohet në Bullgari, kanë shkuar për tu ekspozuar kodikë nga shtete të tjera si Rusia, Maqedonia, Serbia, etj. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datë 27 gusht.