Sir David Attenborough merr shpërblim jetësor

Sir David Attenborough do të marrë një çmim special nga Këshilli i Transmetuesve Ndërkombëtarë.
85 vjeçari Sir David Attenborough do të shpërblehet me çmimin International Honour for Excellence për karrierën e tij 60 vjeçare në televizion dhe historinë natyrore.
Sir David tha se ‘është tepër i nderuar’ me dhënien e këtij shpërblimi.
“Kur e kam filluar këtë ka qenë filmi 16 milimetrash, që na jepte kamera të lehta për të shkuar në botën e egër”, tha spikeri veteran.
“Që atëherë rrugëtimi im më ka dërguar nga filmat bardh e zi deri te ata me ngjyra dhe më pas te ‘high definition’, ndërsa sot jam i eksituar të përfshihem në prodhimet 3D”.
Peter Owen, kryetar i Këshillit të Transmetuesve Ndërkombëtarë, tha rreth regjisorit: “Nëpër karrierën e tij ai është pushtuar nga zhvillimet më të reja në teknologji për të ndriçuar historinë natyrore”.