E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haltzel: Kosova e pavarur është fakt, nuk ka kompromis


Nëse përparimi ndërmjet Amerikës së dhe Serbisë është i mundshëm sa i përket çështjes së Bosnjës, situata është ndryshe kur bëhet fjalë për Kosovën, thotë Michael Haltzel nga Qendra për Marrëdhënie Transatlantike, duke komentuar një deklaratë të ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremic që "nuk duhet insistuar në centralizimin e Bosnjës e Hercegovinës dhe në pavarësinë e Kosovës".

"Sa i përket Kosovës, aty nuk ka hapësirë për kompromis. SHBA-të dhe 61 vende, përfshirë edhe shumicën e anëtareve të BE-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kjo nuk do të ndryshojë", ka thënë për BBC-në Haltzel,

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›