E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gyl: Problemet e Turqisë duhet të zgjidhen me kushtetutë

Kjo deklaratë erdhi pas takimit me kryeministrin, Recep Taip Erdogan dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë për të diskutuar marrëdhëniet e tensionuara mes qeverisë dhe ushtrisë.

Erdogan dhe presidenti Abdullah Gyl zhvilluan një takim tre orësh së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, gjeneralin Ilker Basbug në një përpjekje për të ulur tensionin e shkaktuar nga arrestimi i disa zyrtarëve të lartë të ushtrisë me dyshimin për grusht shteti.

Një gjykatë turke u dha dje masën e arrestit edhe pesë oficerëve të tjerë të ushtrisë, pasi i akuzoi për përfshirje në një grusht shteti të dyshuar për rrëzimin e qeverisë, duke e cuar kështu në 12 numrin e oficerëve të arrestuar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›