Hamaberg: Kriza ekonomike ka rritur racizmin dhe ksenofobinë në Evropë

Komisioneri për të drejtat e njeriut i Këshillit të Evropës, Tomas Hamaberg tha se racizmi dhe ksenofobia janë në rritje në Evropë, për shkak të krizës aktuale ekonomike.
Gjatë një fjalimi në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, zoti Hamaberg theksoi se abuzimi i të drejtave të njeriut dhe të drejtave të tjera themelore në gjithë kontinentin, ende janë të pranishme, ndërsa duhet t`i kushtohet kujdes shqyrtimit të shkeljes së të drejtave në luftën kundër terrorizmit dhe duhet bërë përpjekje për zbardhjen e krimeve të pazgjidhura në ish-Jugosllavi.