Mourinho do kthehet te Chelsea?

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, dëshiron të rikthehet te Chelseat në fund të sezonit.
Portugezi raportohet se do të largohet nga gjiganti spanjoll gjatë verës për t`u rikthyer në Angli. Dhe fituesi i dyfishtë i Ligës së Kampionëve, i cili ka fituar gjashtë trofe brenda tre vitesh në Stamford Bridge, dëshiron të rikthehet te puna e vjetër.
“Jose do të pranonte të kthehej te Chelsea. Ai e di se gjërat janë ndryshe atje tani. Ai po ashtu e di se do të jetë vështirë të kthehet dhe të ketë të njëjtin ndikim siç kishte më përpara”, ka zbuluar një burim i afërt me Mouirinhon për The Sun.
Pengesa kryesore për rikthimin e Mourinhos mund të jetë se ai kësaj here do të kërkojë nga pronari Roman Abramovich t`i japë kontroll të plotë në çështjet e skuadrës, dhe të jetë i lirë dhe mos të ketë ndërhyrje.