Hamasi dhe Izraeli per fundin e sulmeve Armepushim me kushte

Izraeli dhe Hamasi shprehen të gatshëm për armëpushim por të dyja palët vendosin kushte për dhënien fund të dhunës. Hamas thotë se nuk ka interes në përshkallëzimin e luftimeve në kufi të Rripit të Gazës e Izraeli hedh hipotezën e ndalimit të sulmeve nga ajri, por vetëm në rast se Hamasi do të ulë i pari armët.
Lajmin e bëri të ditur ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barak duke reaguar ndaj lajmeve të fundit në bazë të të cilave, grupi integralist që kontrollon Rripin e Gazës ishte i prirur ndaj një armëpushimi të mundshëm. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kryeministrit, Benjamin Netanjahu i cili paralajmëroi se nëse sulmet do të vazhdojnë kundërpërgjigja e shtetit hebraik do të jetë edhe më e ashpër.
Zhvillimet e fundit që kulmojnë me deklaratën e Hamasit të gatshëm për armëpushim pasojnë javë dhune përgjatë kufirit, mes Rripit të Gazës dhe Izraelit, gjatë të cilave kanë humbur jetën rreth 20 palestinezë. Situata u rëndua pas sulmit me raketë kundër një autobuzi shkolle izraelit, sulm gjatë të cilit mbeti i plagosur një fëmijë. Dhuna e ditëve të fundit ka qenë më e rënda që pas përfundimit të luftës në fillim të vitit 2009.
Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e diel , 10 prill 2011 )