E Shtunë, 31 Tetor 2026

Belfast cakvitizohet bomba dyshime per republikanet

Policia në Irlandën e veriut çaktivizoi një bombë 250 kg të abandonuar në një furgon në afërsi të rrugës kryesore Dublin-Belfast. Policia është vënë në ndjekje të personave që kishin abandonuar bombën aty ndërsa si pistë kryesore dyshohen republikanët disidentë që kishin për qëllim që kështu të shkaktonin shkatërrim në masë në një qytet aty pranë.

Burime të policisë thanë se bomba ishte e të njëjtit lloj të përdorur nga republikanët në Omag 1998-ën, ku humbën jetën 29 vetë. Ajo u zbulua pas telefonatave anonime të një dite më parë. Incidenti vjen vetëm një javë pasi dy disidentë vranë me armë zjarri një polic. Sipas komisarit të policies, Alasdair Robinson nëse bomba e sofistikuar do të kishte shpërthyer do të kishte shkaktuar shkatërrim në shkallë të  gjerë e madje dhe humbje në jetë njerëzish.

Ky ka qenë mjeti më i madh shpërthyes i fabrikuar ndonjëherë nga disidentët republikanë të cilët kundërshtojnë marrveshjen e paqes që u dha fund tri dekadave dhunë që u kushtuan jetën me tepër se 3,600 personave. Operacioni për çaktivizimin e saj zgjati 18 orë gjatë të cilave u dëgjuan disa shpërthime.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›