Intensifikohet lufta NATO shkaterron 17 tanke
Forcat e NATO-s kanë shkatërruar 17 autoblinda të ushtrisë së Gadafit gjatë dy ditëve të fundit, bëjnë të ditur burime të Aleancës së Atlantikut të Veriut, duke precizuar se sulmet kanë ndodhur në afërsi të Misurata e në jug të Bregas.
Avionët e NATO-s kanë interceptuar gjithashtu një Mig 23 të kryengritësve të nisur nga Bengasi, dhe e kanë detyruar të kryejë uljetë menjëhershme pasi po shkelte zonën e ndalim-fluturimit të imponuar nga OKB-ja. Në Misurata, forcat e Gadafit kanë vrarë rreth 30 rrebelë duke sulmuar nga tre fronte.
Sipas zëdhënësit të rrebelëve, kryengritësit ia dolën “të përgjigjen me luftë” duke ndalur me sukses avancimin e forcave të Gadafit. I njëjti skenar dhune e lufte është raportuar dhe nga Ajdabja, ku kryengritësit kanë rifituar terrenin e humbur një ditë më parë . Tashmë në kontroll të tyre janë disa lagje të Ajdabja, ku luftimet ende vazhdojnë.
Delina Bitraku