Hamasi i kërkon Abass përfshirjen në qeveri
Gaza -Organizata Hamas në Palestinë, ka kërkuar nga presidenti Mahmud Abas, që në krijimin e qeverisë së re, të përfshijë edhe anëtarë të kësaj organizate. Kërkesa është bërë nga lideri politik i organizatës Haled Mashall. Hamasi dhe lëvizja Fatah e presidentit Abas, prej muajsh kanë zhvilluar negociata për krijimin e një qeverie të bashkimit kombëtar.
Një bashkëpunëtori i presidentit Abas, ka thënë se kanë dështuar negociatat e ndërmjetësuara nga Egjiptit dhe se Abas do të kërkojë nga kryeministri aktual, Salim Fajad ta formojë qeverinë e re pa pjesëmarrjen e Hamasit.