E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj takime në Elbasan

Elbasan - Kryetarja e Grupit Parlamentar Socialist, Valentina Leskaj, në kuadrin e prezantimit të programit të ri qeverisës, është ndalur në fshatin Mollas të Elbasanit. Leskaj ka folur para banorëve të Mollasit, për problematikën e madhe që fshati ka sot, ku nuk ekziston mbështetja nga ana e shtetit, gjë e cila ka çuar edhe në rrënimin e bujqësisë. Leskaj theksoi se me fitoren në zgjedhjet e qershorit, Partia Socialiste ka gati një plan të detajuar, për t’i ardhur në ndihmë fshatit, me politika lehtësuese, siç është heqja e akcizës së naftës apo mundësia për t’i nxjerr produktet në treg, çka do të sjellë edhe uljen e çmimeve në qytet.

“Varfëria në fshat është rritur, hendeku mes fshatit dhe qytetit është thelluar. Ne jemi këtu si Parti Socialiste, me një program shumë serioz që ta mbyllim këtë hendek, jemi këtu që me programin tonë t’i japim fshatit jetën dhe dinjitetin që meriton, të rinjve të fshatit perspektivën që meriton dhe jo shpresën e humbur.”-theksoi Leskaj para banorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›