E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamasi ka propozuar armëpushim 1 vjeçar

Gaza - Lëvizja palestineze e Hamasit propozoi një armëpushim për një vit me Izraelin në këmbim të tërheqjes së trupave izraelite nga Rripi i Gazës dhe të heqjes së embargos në kufi, bëri të ditur sot një zyrtar i lartë i Hamasit. Numri dy i Hamasit, Moussa Abou Marzuk, i vendosur në Damask, theksoi se ''oferta ishte bërë me propozim të një delegacioni nga lëvizja palestineze e Hamasit në bashkëpunim me autoritetet egjiptiane gjatë një takimi në Kajro dhe Hamasi pret tashmë një përgjigje nga Izraeli''.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›