Panamaja njeh Republikën e Kosovës
Prishtinë - Panamaja ka njohur shtetin e ri të Kosovës. Me anë të një deklarate, Ministri e Punëve të Jashtme të Kosovës bën të ditur se lajmi është njoftuar mbrëmë nga ministri i jashtë panamez Samuel Lewis, gjatë një bisedime telefonike me homologun kosovar Skënder Hyseni. Po ashtu, ministri i Jashtëm i Panamasë, njëkohësisht edhe zëvendës president i vendit, e ka njoftuar ministrin Hyseni se, nota verbale e njohjes, do t’i dorëzohet sot të ngarkuarit me punë të Kosovës në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Uashington, Avni Spahiu.
Gjatë bisedës, ministrat e jashtëm të dy vendeve u zotuan për zhvillimin dhe forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe. Panamaja është vendi i 54 që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Panamaja gjendet ne Amerikën Qendrore, e kufizuar me detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor, ndërmjet Kolumbisë dhe Kostarikës. Me këtë vendim të Panamasë, shkon në 54 numri i shteteve që kanë njohur Kosovën si shtet të pa varur.