E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamasi shënon 25 vjetorin e themelimit

Dhjetëra mijëra palestinezë morën pjesë në një tubim në qytetin e Gazës, për të shënuar 25 vjetorin e themelimit të Hamasit.

Udhëheqësi i grupit islamik Khaled Meshaal, ju adresua masës, në vizitën e tij të parë në Rripin e Gazës.

Udhëtimi i tij vjen vetëm dy javë pasi Hamasi zhvilloi një konflikt tetë-ditësh me Izraelin, në të cilin u vranë 170 palestinezë dhe gjashtë izraelitë.

Konflikti përfundoi me një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›