Lucas krahason veten me Messin

Përforcimi i ri i Paris Saint-Germain, Lucas Moura që do ti bashkohet gjigantit francez gjatë afatit kalimtar të janarit nga Sao Paolo, ka lavdëruar vetveten duke krahasuar stilin e lojës së tij me atë të yllit të Barcelonës, Lionel Messi.
“Stili im është i ngjashëm me atë të Messit. Ne në momentin që pranojmë topin, menjëherë nisemi në sulm”, deklaroi ai.
“Pikërisht për këtë arsye Messi më pëlqen si futbollist. Brenda vetes mund ta shoh atë”, deklaroi ylli brazilian për të cilin Paris Saint-Germain ka paguar plot 45 milionë euro.