E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamburg, arrestohet për vjedhje një shqiptar

Policia gjermane ka ndaluar një shtetas shqiptar për pjesëmarrje në një grabitje në qytetin e Hamburgut, bëjnë të ditur mediat gjermane.

Siç bëhet e ditur, në orët e vona të natës policia ishte njoftuar nga një grua, e cila kishte parë tre persona duke hyrë për dritare në banesën e një fqinji. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka kapur në flagrancë një 46 vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa dy persona e tjerë janë arratisur.

Policia ka marrë në pyetje shtetasin shqiptar, i cili posedon leje qëndrimi në Gjermani. Ai së shpejti do të thirret nga gjykata në Hamburg. Policia gjatë arrestimit të tij ka gjetur kaçavida dhe sende të tjera.

Hetimet dhe kërkimi për dy personat e tjerë është ende duke vazhduar. Policia ka publikuar në televizionin lokal përshkrimin e personave dhe ka kërkuar nga qytetarët informacione të cilat do të çojnë deri tek arrestimi i tyre.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›