E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperi Partite regjistrojne kandidatet per bashki e komuna deri afer mesnates

Partite kryesore u kujdesen ne mbremje qe te regjistronin ne minutat e fundit te afatit ligjor kandidatet e tyre per bashki e komuna neper komisione zonale duke fashitur debatet e brendshme per nje mori emrash nga deget e rretheve. Partia Socialiste numeroi ne mbremje nje liste te gjate emrash dhe vendet bosh per aleatet ndersa Partia Demokratike njoftoi se kandidati i saj per Tiranen Lulezim Basha u regjistrua ne KQZ.

Afati i regjistrimit te kandidateve eshte i vetmi afat qe forcat politike nuk shkelin asnjehere nderkohe qe jane tejkaluar shume afate te tjera ligjore ne procesin e pergatitjeve per zgjedhjet. Partite politike pritet te zhvillojne sot nje tryeze te rrumbullaket per te bashkepunuar ne mbarevajtjen e zgjedhjeve vendore. Gjate dy vjeteve te fundit nuk u ulen asnjehere per te diskutuar 31 rekomandimet e vezhguesve te OSBE/ODIHR-it si ndryshime te nevojshme ne Kodin Zgjedhor.

Partite pjesetare te parlamentit i jane pergjigjur pozitivisht fteses se nenkryetarit te Partise Demokratike Astrit Patozi per te mbajtur takimin ne prani edhe te OSBE-se mbi ceshtje qe lidhen me pergjegjesite e partive ne procesin zgjedhor. Megjithate opozita socialiste nuk e ka fshehur skepticizmin per rezultatet e kesaj tryeze. Perfaqesues te tyre jane shprehur se ky takim eshte nje formalitet per te shprehur vullnetin e mire ne prag te fushates dhe ne sy te nderkombetareve por qe nuk mund te zgjidhe problemet reale qe ka procesi zgjedhor.

Megjithate perfaqeuesit e shumices mendojne se kjo tryeze do te shmange politizimin e aspekteve teknike te procesit sic u shpreh OSBE/ODIHR-i  ne raportin per zgjedhjet e vitit 2009. Raporti kerkon zbatimin e ligjit dhe ruajtjen bashkarisht te integritetit te procesit zgjedhor. Perfaqesuesit e PD-se pohuan ne ftesat e tyre per partite se nje pjese e rekomandimeve ne raportin e OSBE/ODIHR-it u drejtohen drejtperdrejte partive politike dhe se eshte detyra e tyre te gjejne nje mirekuptim per to.

Gara e zgjedhjeve vendore ka nisur tashme dhe shume kandidate kane nisur takimet me votuesit e tyre. Disa deputete me ndikim ne zonat e tyre dorezuan mandatet parlamentare dhe po kandidojne per kryetare bashkish dhe ministri i brendshem Lulezim Basha la mandatin e deputetit dhe postin ministror per te kandiduar per bashkine e kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›