Zgjedhjet, sot tryeza e partive e propozuar nga PD
TIRANE- Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe ai i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste do të ulen sot në një tryezë të përbashkët me partitë parlamentare për zgjedhjet e 8 majit.
Takimi vjen pas ftesës që kreu i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi i drejtoi homologut të tij socialist, Gramoz Ruçi, për zhvilluar një tryezë për ditën e sotme në orën 11:00 në kryesinë e Kuvendit. Në tryezë veç partive parlamentare do të jenë të pranishëm dhe përfaqësues të prezencës së OSBE-së. Letrës së Patozit dërguar më 25 mars, sekretari i përgjithshëm i PS-së, iu përgjigj me konfirmimin e pjesëmarrjes së tij në tryezë.
“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se misioni i tryezës pritet të jetë një Kod etike për zgjedhjet vendore të 8 majit.
Mësohet se ky është edhe një nga rekomandimet e raportit më të fundit të nxjerrë nga OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Ndërkohë që Kod etik për zgjedhjet është shkruar dhe më parë nga ana e partive politike në votimet parlamentare të vitit 2005. Një gjë e tillë u propozua nga presidenti i atëhershëm, Alfred Moisiu. Në të parashikohej që të zhvillohej një fushatë e ndershme elektorale, ku të mos përdoreshin fondet e shtetit për fushatën e partisë në pushtet, si dhe as administrata e automjetet e saj.
Një apel i tillë u bë dhe nga i dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili vizitoi Tiranën.
Në ftesën e kryetarit te Grupit parlamentar Demokrat dërguar më 25 mars përmes një letre të hapur thuhej se pjesë e diskutimit do të jetë përgjegjësia dhe bashkëpunimi për zgjedhjet vendore, por do mbetet jashtë tij opsioni për të ndryshuar kodin. Koha është e pamjaftueshme sipas Patozit për të ndërhyrë në ligj, pasi procesi është në fazë të avancuar. Jashtë diskutimit mbetet dhe riformatimi i KQZ-së.
(s.g/balkanWeb)