E Diel, 1 Nëntor 2026

Me 1 prill fillon regjistrimi i popullsise ne Kosove

Kosova planifikon qe te premten me nje prill te filloje regjistrimin e popullsise dhe pronave qe do te jete regjistrimi i pare pas 30 vjetesh. Per here te pare Kosova do te beje regjistrimin ne te njejten kohe dhe me mbeshtetjen edhe financiare te Bashkimit Evropian. Pergatitjet per regjistrim kane filluar qe ne vitin 2005 dhe jane vezhguar nga organizata te rendesishme nderkombetare. Ministri i Administrates Publike Mahir Yagcilar tha sot se ky proces eshte nder ngjarjet me te rendesishme te vitit 2011.

Ky regjistrim eshte i rendesishem sepse krijon baze te statistikave zyrtare mbeshtetje te hartimit te politikave te drejta zhvillimore te vendit qe kane ndikim te drejtperdrejte ne aspektin ekonomik social shkencor dhe joshjes se investitoreve te huaj tha ai.

Autoritetet vendase e nderkombetare kane ndermarre nje fushate ndergjegjesimi te qytetareve dhe kane bere thirrje per nje pjesemarrje gjitheperfshirese ne kete proces. Por ende eshte e paqarte se si do te zhvillohet ky proces ne zonat e banuara me shumice serbe ne veriun e Kosoves ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Prishtines. Perfaqesues te komunitetit serb ne ate pjese thane se nuk ka kushte per regjistrim te popullsise ndersa akuzuan Prishtinen se po synon perfitime politike nje qendrim ky edhe i Beogradit zyrtar i cili ka shtyre procesin e regjistrimit deri ne vjeshten e ketij viti.

Drejtori i organizates Evropiane per regjistrim EUROSTAT Peter Everares tha se ceshtja e regjistrimit ne ate pjese per dallim nga pjesa tjeter e Kosoves ka edhe ngjyrime politike.

Bashkepunimi ndermjet Beogradit dhe Prishtines eshte me rendesi per menyren e regjistrimit te popullsise ne veri. Kjo eshte nje ceshtje e cila eshte pak teknike dhe me shume politike tha ai duke nenvizuar se kjo ceshtje do te jete teme debatesh.

Ministri Yagcilar la te hapur mundesine e afateve shtese ne veri por jo edhe shnderrimin e tij ne teme ne kuader te bisedimeve ndermjet Kosoves dhe Serbise.

Regjistrimi nuk ka lidhje me dialogun dhe nuk do te lejojme qe kjo ceshtje te jete ceshtje e dialogut sepse eshte regjistrimi i nje ceshtje ligjore dhe e standardit nderkombetar. Ne do ta bejme ne tere territorin e Kosoves regjistrimin dhe do te jete nje afat kohor i caktuar deri kur do te behet. Keshtu qe ne prape do te kemi takime tjera me Komitetin Drejtues dhe do te caktojme nje afat kohor dhe kur do te jete afati i fundit. Ne do te fillojme me 1 prill dhe do te caktojme nje afat te caktuar edhe per ate pjese. Ka gjasa te jete me shume se dy jave por mos te jete afat i pacaktuar te jete nje afat i caktuar tha ministri Yakcilar.

Regjistrimi ne veriun e Kosoves pritet te behet nga UNOPS-i ne perpjekje per te zbutur kundershtimin e banoreve serb dhe perfaqesuesve politike te Beogradit.

Pjesemarresit ne regjistrim sipas autoriteteve jane te lire te deklarojne perkatesite etnike dhe fetare por nuk jane te detyruar ta bejne nje gje te tille. Megjithate ata kane nenvizuar se eshte me rendesi thelbesore qe te gjitha komunitetet te marrin pjese ne regjistrim me qellim te pasqyrimit te karakterit shumetnik te Kosoves.

Regjistrimi i fundit i popullsise ne Kosove ka ndodhur ne vitin 1981. Dhjete vjet me vone shqiptaret bojkotuan regjistrimin qe po behej nga Beogradi. Regjistrimi i atij viti fliste per rreth 200 mije banore serb ne Kosove. Autoritetet ne Prishtine hedhin poshte pretendimet e Beogradit se numri i te shperngulurve serbe nga Kosova eshte rreth 250 mije.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›