E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reagime pas ndeshjes Barcelona-Chelsea

Humbja 1-0 që Barcelona pësoi në “Stemford Brixh” kundër Çelsit është shumë e rrezikshme dhe kompromenton objektivin e katalanëve për të luajtur në finalen e Champions League në Mynih. Këtë e pranon edhe trajneri Pep Guardiola, që tashmë kërkon reagim në ndeshjen e kthimit në “Kamp Nou”, të martën e ardhshme.

“Kualifikimi nuk është i lehtë, por jemi të detyruar ta përmbysin disavantazhin në fushën tonë. Humbja 1-0 është vërtetë e rrezikshme, pasi na dënon edhe fakti që nuk kemi shënuar në fushën kundërshtare. Gjithsesi, ne duhet të fitojmë bindshëm në shtëpi. Është e vetmja mënyrë për të shkuar në finale dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të japim maksimumin"

Tekniku blaugrana kritikoi edhe rastet e shumta të shpërdoruara nga futbollistët e tij, ndërsa ironizon me kundërshtarët duke theksuar se priste që “Çelsi të guxonte më shumë dhe të kishim më shumë hapësira. Por, Barcelona luajti kundër 10 mbrojtësve dhe e njëjta gjë pritet edhe në takimin e kthimit”. Në anën tjetër, tekniku i bluve të Londrës, Roberto Di Mateo shfaqet shumë I kënaqur për rezultatin e arritur.

“Fitorja 1-0 është një rezultat perfekt për ne, që na lejon të luajmë me një avantazh të vogël në fushën e Barcelonës. Ndeshja e Çelsit ishte pothuajse perfekte, edhe pse ata krijuan disa raste. Është e vështirë të luash kundër Barcelonës, porn e arritëm të fitonim dhe të mbroheshim mirë, pa lënë shumë hapësira”

Takimi i kthimit në gjysmëfinalet e Champions League do të luhet të martën, më 24 prill në “Kamp Nou”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›