E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petrov nuk beson se do jete i gatshem per ndeshjen kunder Shqiperise

Nga Bullgaria, Eris Karagjozi
Martin Petrov, futbollist i Atletico Madrid dhe futbollist kyc i kombetares Bullgare, i cili ne 4 ndeshjet e luajtura deri tani ne kuader te Kualifikimeve per Euro 2008, ka shenuar 3 gola nuk beson se eshte gati per ndeshjen kunder kombetares Shqiptare me 28 mars, shkruan gazeta "Sega". Disa dite pas marrjes se cmimit "Futbollisti Bullgar i vitit" per 2006-en, ai sqaroi se, shpreson te kthehet ne loje gjate muajit prill. "I gjithe stafi mjekesor thote qe, une dhe Maxi Rodriguez po rikthehemi ne forme shume me shpejt se c`ishte parashikuar, por eshte akoma heret qe une te kthehem ne stervitje", tha sulmuesi I Atletico Madrid, i cili po kuron keputjen e ligamenteve te gjurit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›