Hamdi Haklaj në gjyq të dytë, avokati kërkon shpjegim nga Prokuroria
19/04/2009 Pas dosjes së parë, pritet vendim për dërgimin e dosjes së dytë në Suedi
Alma Çuka
TIRANË - Hamdi Haklaj, një nga djemtë e familjes së Muharrem Hajklajt, të cilit i janë vrarë katër të tjerë, vazhdon të qëndroi në gjykatën e Tiranës. Ndërsa pak kohë më parë ndaj tij Prokuroria kërkoi tërheqjen e akteve për t’ia dorëzuar autoriteteve suedeze për gjykim në këtë vend, tashmë një tjetër proces hapet për të. Një ngjarje e vitit 1998 e ka risjellë Hamdi Haklajn me letra sërish në gjykatë. Është një proces që ka filluar vetëm pak kohë më parë. Në 3 mars është regjistruar. Por në datë 24 prill është edhe seanca e radhës tek gjyqtari Gjin Gjoni. Avokati Asaf Hadëraj ka mbetur i habitur për hapjen e një tjetër gjykimi për Hamdi Haklajn, ndërkohë që një proces është nisur drejt Suedisë. Dosja e dytë ka ardhur nga Tropoja, ashtu si u bë edhe për të parën. I kontaktuar dje nga gazeta “Metropol” avokati Asaf Hadërj shpjegoi se ishte i habitur nga një vendim i tillë për të gjykuar në Tiranë hamdi Haklaj. Ai tha se në seancën e parë gjyqësore që do të jetë në 24 prill do të kërkoj shpjegime nga organi i akuzës. “Unë nuk e kuptoj këtë gjë. Më duket e padrejtë. Ndërsa një dosje dorëzohet drejt Suedisë për gjykim, hapet një tjetër gjykim”, ka shpjeguar dje avokati mbrojtës. Sipas mbrojtjes, këtë radhë akuza e ka sjell për gjykim Hamdi Haklajn për vrasjen e shtetasit Halil Sali Hoxhës. Kjo ngjarje shpjegoi avokati ka ndodhur në shkurt të vitit 1998. Avokati mbrojtës i Hamdi Haklaj tha se ndaj tij është mbyllur një proces dhe është hapur një tjetër, por shpreson që gjykata të marrë parasysh kërkesën për të bërë të njëjtën gjë edhe për këtë dosje. Dosja e parë është gjykuar nga gjyqtari Arben Kostandini. Kjo e dyta u mor fillimisht nga gjyqtari Bujar Krasniqi për të cilin avokati kërkoi përjashtimin. Një short i dytë caktoi gjyqtarin Gjin Gjoni. I akuzuari Hamdi Haklaj ka fituar strehimin politik në Suedi. Pas dosjes së parë, duket se edhe kjo dosje do të niset drejt Gothenburg-ut të Suedisë, ku ndodhet i pandehuri i liruar pak kohë më parë nga drejtësia e këtij vendi. Hamdi Haklaj, i lindur në Babinë të Tropojës më 15 mars 1938, është arrestuar më 13 mars të vitit të kaluar në qytetin Gothenburg-ut të Suedisë, pasi sipas autoriteteve policore shqiptare ishte një nga 10 personat më të kërkuar nga Interpol Tirana.
Atentati ndaj fisit Hoxha
Haklaj u akuzua në dosjen e parë se, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e katër vëllezërve të tij Fatmir, Shkëlqim, Halil dhe Ylli Haklaj, i ka bërë pritë disa anëtarëve të fisit Hoxha. Në momentin e atentatit ndodheshin duke udhëtuar Ramë e Fatmira Hoxha, të cilët mbetën të vdekur, ndërkohë që shpëtuan Rexhep, Valmira, Servete, Zenel dhe Nafie Hoxha si dhe Adem Sadiku. Pas fillimit të gjykimit, Hamdi Haklaj fitoi azilin në Suedi, vend ku strehohej prej disa vitesh.
Zylfija, motra e arratisur
Edhe Zylfije Haklaj u arrestua në Goteborg të Suedisë, një vit më parë. Kjo shtetase është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasja Zylfie Haklaj në datën 2 prill të vitit 2002, rreth orës 10.40 minuta, në një lokal të qytetit të Tropojës, ka vrarë me armë zjarri shtetasit Rasim Lumneshi dhe Ilir Gosturani, dhe ka plagosur shtetasit Izet Dushaj dhe Hysen Byberi. Zylfija është maskuar si mashkull për vite me radhë dhe është shprehur se ka vrarë për hakmarrjen e vëllezërve.
Vrau Ardian Tahirin
“Xubi” i Yzberishtit rikthehet përsëri në qeli
TIRANË – Pasi ka lënë disa kohë më parë qelitë e burgut ku u dënua për vrasje, përsëri Fatmir Avdillai, i njohur ndryshe me pseudonimin Xubi, është kapur nga policia. Ka vrarë dhe nuk e ka fshehur krimin. Dje i pandehuri Avdillai mori masën e sigurimit “arrest me burg” nga gjyqtari Sokol Tona. Ka pranuar krimin para gjykatës duke pretenduar se të gjitha shpjegimet e ka bërë para Prokurorisë. Sipas akuzës, ai ka vrarë në datë 11 prill 2009 shtetasin Ardian Tahiri i sapokthyer nga Greqia. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali në rrugën "Irfan Tomini" në Tiranë, dhe policia mundi të identifikonte menjëherë autorin e dyshuar të krimit, Fatmir Avdillarin, i cili kishte vetëm dy muaj që jetonte në liri, pasi qëndroi në burg për 10 vjet i dënuar për vrasje.
"E vrava se më vrau vëllanë". Fatmir Avdillari pas arrestimit ka pranuar krimin para oficerëve të Policisë Kriminale duke treguar dhe motivet. Sipas akuzës, në janar të vitit 2008, Xubi i kanë vrarë vëllain në shtetin grek, në atë kohë 36-vjeçari ndodhej në burg ku vuante dënimin për vrasje. Pasi u lirua nga burgu, në janar të këtij viti Avdillari ka filluar të interesohet për autorin e vrasjes së vëllait të tij Fiqiri Avdillari. Kështu ai kishte dëgjuar fjalë madje sipas tij ishin të sigurta se, krimi ishte kryer nga 37-vjeçari Ardian Tahiri, i cili ishte emigrant në Greqi.
A. Çuka