E Diel, 1 Nëntor 2026

Hamdi Salihi, “specialisti” anti- Matersburg

Sulmuesi shqiptar i Rapidit të Vjenës, Hamdi Salihi, prej kohësh njihet në Austri si “specialisti i golave kundër Matersburgut”. Edhe të dielën në fitoren 2-0 të skuadrës së tij, shkodrani nuk mund të mungonte me golin e tij kundër Matersburgut, madje një gol i shënuar në sekondat e fundit të ndeshjes (91’).

Sulmuesi i Përfaqësueses sonë ka shënuar gjithmonë në pesë ndeshjet e fundit kundër Matersburgut. Ja vlen ta kujtojmë se dhe golin e parë të tij në kampionatin austriak, atëherë Salihi luante me SV Ried, e ka shënuar po kundër Matersburgut, madje një dopjetë në fitoren 2-1 të Ried, më 3 mars 2007.

Në fitoren 2-0 të Rapidit të Vjenës kundër Matersburgut përveç Hamdi Salihit në sulm luajti dhe shqiptari tjetër, Atdhe Nuhiu, por pa mundur të shënojë gol .

Hamdi Salihi, autori i golave në fitoret 1-0 të Shqipërisë në miqësoret kundër Malit të Zi, Andorrës dhe Uzbekistani, shënoi sezonin e kaluar 17 gola në kampionatin austriak, duke u renditur i 72-të në Europë.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 23 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›