E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrasti/ Radonjiç fiton, Blanko humbet

Dy trajnerët e vetëm të huaj që drejtojnë këtë sezon në Kategorinë Superiore, Mojash Radonjiç i Vllaznisë dhe Luis Manuel Blanko i Dinamos, patën fate të ndryshme në debutimin e tyre në javën e parë të Superligës.

Argjentinasi i Dinamos, Blanko, humbi 1-0 me Flamurtatin në ndeshjen hapëse të shtunën, edhe pse vinte me statusin e kampiones në fuqi, ndërkohë që malaziasi i Vllaznisë, Radonjiç, fitoi 3-2 kundër Kastriotit, që i kishte mbijetuar Superligës në ndeshjet plejof.

Sezonin e kaluar (2009-2010), kroati Ilija Lonçareviç i Tiranës humbi 3-1 me Flamurtarin, ndërsa serbi i Apolonisë, Esad Karishik fitoi 2-0 me Teutën.

Në sezonin 2008-2009, kroati i Dinamos, Zllatko Daliç, barazoi 0-0 me Teutën në Tiranë, ndërkohë boshnjaku i Tiranës, Blazh Sllishkoviç barazoi 0-0 në Shkodër me Vllazninë. Kroati i Flamurtarit, Sllavko Kovaçiç fitoi 1-0 në Kavajë me Besën.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Hene, 23 Gusht 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›