Krasniqi: S’ kemi nevojë për ekip të unitetit

Sipas tij, institucionet e shtetit janë ato që kanë për detyrë kushtetuese të merren me veriun, raporton KTV. Ai ka thënë se askush me të nuk ka biseduar dhe as nuk është i informuar përmes kanaleve zyrtare nëse qeveria dhe prania ndërkombëtare në Kosovës, kanë për qëllim të krijojnë një trup si të ekipit të unitetit për veriun e vendit.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Krasniqi ka folur edhe për kushtet e rënda atmosferike në vend, duke thënë se institucionet përkatëse po punojnë aq sa po munden për pastrimin e borës dhe për të lehtësuar qarkullimin e rrugëve.
Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e rregullt të mbahet këtë javë më 15 shkurt, ndërsa një seancë solemne për përvjetorin e katërt të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës do të mbahet të enjten, më 16 shkurt.