Hamilton dhe rinovimi me Mercedes: Performanca nuk ndikon

Deri më tani, çdo gjë e vogël rreth Leëis Hamilton është parë si një lajm i mundshëm, sensacional për rinovimin e tij me Mercedes. Madje edhe vonesa shumë e vogël me të cilën anglezi paraqitet në konferencën për shtyp në Silverstone tërheq menjëherë vëmendjen e gazetarëve të pranishëm për këtë çështje. Dhe britanikët, si gjithmonë, nuk i shmangen pyetjeve.
Për këtë çështje, Hamilton përsëriti se, “dialogu me ekipin është i qetë, pa asnjë lloj presioni. Unë kam një kontratë deri në fund të sezonit dhe deri në atë datë do të përfundojnë negociatat për një rinovim të mundshëm, pavarësisht performancës sime në pistë, e cila në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë në rezultatin e këtij rrugëtimi. Tani jemi të fokusuar në garë, dhe në këtë pistë që për ne është më e mira për nga karakteristikat. Ne sjellim një përditësim të vogël teknik, jo një paketë të madhe, por ende një hap të vogël drejt konkurrencës më të madhe”.