E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti i Honda Racing: Nëse Marquez dëshiron të shkojë, është

Marc Marquez tani duket i destinuar të ndahet nga Honda. Dhe jo në skadimin natyral të kontratës, të planifikuar për në 2024, por që nga sezoni i ardhshëm. Atmosfera mes 8 herë kampionit të botës dhe skuadrës japoneze nuk ka qenë kurrë kaq e tensionuar. Aq sa edhe presidenti i skuadrës, Koji Watanabe, nuk e ka fshehur sesi, në rast se spanjolli shpreh synimin e tij për t’u larguar në fund të kampionatit botëror, askush te Honda nuk do të përpiqet ta ndalojë.

“Sigurisht që ne do të donim ta mbanim atë – shpjegoi Watanabe – por në fund ai do të vendosë. Nëse ai vendos të largohet, nuk do të jemi ne ata që do ta ndalojmë. Për ta bërë atë të qëndrojë, mendoj se duhet t’i tregojmë diçka konkrete. Nuk është në mënyrën e punës së Honda-s të thotë thjesht, ‘Të lutem qëndro’. Ne patëm vështirësi në MotoGP – vazhdoi Watanabe – por divizionet me dy dhe katër rrota të HRC sapo kanë filluar të punojnë së bashku për zhvillimin e ardhshëm. Ne duhet të përmirësojmë shasinë, aerodinamikën dhe motorin”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›