E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali bastet ne pranga Beppe Signori

Të paktën 16 persona janë arrestuar nga policia italiane pas një hetimi mbi bastet në futboll. Mes të ndaluarve është edhe ish kapiteni i Lacios dhe Bolonjës si dhe sulmuesi i kombëtares italiane Beppe Signori.

Në pranga janë vënë futbollistë të serive të vogla, drejtues shoqërish, titullar të agjencive të basteve dhe profesionistë të lirë.

Arrestimet janë bërë pas disa hetimeve të kryera mbi disa ndeshje të kampionateve të Serisë B dhe Legës Pro.

Për Signori-n është vendosur masa e arrestit shtëpiak, ndërkohë që në hetim janë të paktën 30 persona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›