E Diel, 1 Nëntor 2026

Top 12 golat e Dinamos, tre i takojnë Beqirajt

Nga Express më 01 qershor 2011 në ora 12:12

Fatos Beqiraj pati paraqitje të shkëlqyeshme në kampionatin kroat gjatë edicionit të parë në Dinamo Zagreb. Sulmuesi kosovar me gjigantin kroat fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e Kroacisë. Padyshim, Beqiraj dha një kontribut të madh në këto suksese që i arriti Dinamo.

Klubi nga Maksimiri i ka zgjedhur dymbëdhjetë golat më të mirë që i kanë shënuar futbollistët e vet gjatë sezonit. Në mesin e golave më të mirë janë zgjedhur tri të Beqirajt, nga tetë sa i ka realizuar këtë sezon.

Ai tashmë iu është bashkuar reprezentacionit malazez, i cili të shtunën do ta zhvilloj ndeshjen eliminatore për ‘Euro 2012’ ndaj Kombëtares së Bullgarisë. Sulmuesi pejan është i gatshëm të luaj nga fillimi në këtë takimi nëse vendos selektori Zlatko Kranjcar. Por edhe nëse nuk luan nga fillimi Beqiraj do ta respektoj vendimin e trajnerit, pasi e rëndësishme për të është vetëm fitorja e Malit të Zi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›