Organizatat shqiptare kunder OMONIA-s per MSA-ne

Ky forum organizatash ku perfshihen Klubi Kombetar, levizja "Mjaft!", ASAN, shoqeria "Cameria" dhe Instituti Liberal Shqiptar kerkojne qe qeveria te mos beje pazare me OMONIA-n.
Rrjeti i organizatave shqiptare u ben thirrje organeve qeveritare qe te mos ta konsiderojne procesin e Stabilizim-Asocimit te Shqiperise si nje pazar ne marredheniet dypaleshe me cilindo shtet anetar te BE-se qe mund te shkembehet me varreza ushtaresh, shpallje gjuhesh zyrtare, apo me keq, rivizatime te kufijve administrative te Shqiperise, per te krijuar njesi autonome territoriale ne modelin e "Republika Srpska" ne territorin e vendit.
Pese organizatat shqiptare e konsiderojne nenshkrimin e MSA-se si nje arritje te merituar te Shqiperise dhe gjithe qytetareve te saj dhe kete e kane vertetuar shumica e vendeve te BE-se qe e kane nenshkruar tashme. Shqetesimi kryesor i ketij rrjeti erdhi nga permbajtja e deklarates se OMONIA-s, e cila eshte hartuar gjoja ne mbrojtje te pakices greke ne Shqiperi, por ne te vertete eshte e mbushur me te paverteta dhe synon te minoje jo vetem procesin e integrimit te Shqiperise ne BE dhe marredheniet e fqinjesise se mire midis Shqiperise dhe Greqise, por edhe te prishe artificialisht marredheniet e mira nderetnike ne Shqiperi, si edhe mund te cenoje integritetin territorial te Shqiperise, gje qe perben nje shkelje te Kushtetutes dhe te ligjeve te shtetit shqiptar.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code