E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rupel: BE duhet të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor

Ish shefi i diplomacisë sllovene Dmitri Rupel, ka thënë se "20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, prioritet i Bashkimit Europian duhet të jetë zgjerimi në Ballkanin Perëndimor dhe përfshirja e Serbisë, Kroacisë, Bosnjës e Hercegovinës, Kosovës e Shqipërisë". "Nëse BE përfshin edhe Bosnjën e Hercegovinën, ky do të jetë një hap domethënës dhe pozitiv, sepse pas vetes, atëherë do të kemi edhe popullsi myslimane dhe përfundimisht të rrëzojmë 'murin' ndwrmjet shteteve anëtare të BE-së dhe popujve në jug të Europës të cilat nuk janë jashtë saj", ka thënë Rupel në një takim të zhvilluar në qytetin italian Cividale, raporton agjencia italiane e lajmeve

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›