E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hamiti në Konferencën e Zagrebit

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti, po merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Asambleja e Unionit Europerëndimor me temë

“Zhvillimet e tanishme në Ballkanin Perëndimor” që po mbahet në Zagreb, ndihmuar nga Kuvendi i Republikës së Kroacisë. Konferenca mbledh krerët e komisioneve për punë të jashtme të kuvendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE’së, zyrtarë të lartë të ministrive të punëve të jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe të BE’së, si dhe udhëheqës të misioneve ndërkombëtare që drejtohen nga institucionet e BE’së.

Qëllimi i Konferencës është shqyrtimi i gjendjes ekzistuese në fushën e sigurisë dhe stabilitetit politik si dhe përparimi në fushën e integrimeve evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke shfrytëzuar përvojat më të mira të mëhershme si dhe ndihma e BE’së në këtë përpjekje.

Hamiti është bashkëkryesues i Panelit II që udhëheq debatin për Kosovën, Bosnjën e Hercegovinën dhe Malin e Zi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›