Ndreqen mes vete

Kryeministri Hashim Thaçi dhe kreu i misionit të EULEX’it, Yves de Kermabon kanë filluar të riparojnë raportet të cilat u acaruan pas ndërhyrjes së EULEX’it në Ministrinë e Transportit.
Thaçi dhe Kermabon kanë realizuar të hënën një takim nga i cili Kryeministri ka dërguar mesazhin se Qeveria dhe EULEX’i bashkëpunojnë shkëlqyeshëm mes vete.
Kryeministri Thaçi dhe Kryeparlamentari Krasniqi publikisht kishin shfaqur mospajtimet për ndërhyrjen e EULEX’it në Ministrinë e Transportit, duke thënë se ky mision krahas bastisjeve bëri edhe spektakël. Këto raporte ishin vështirësuar edhe më shumë pas deklarimeve të Prokurorit Johannes Van Vreeswijk, i cili i kishte quajtur fëmijërore deklarimet e zyrtarëve më të lartë të vendit.
Por faza e përplasjeve mes tyre duket se ka pushuar.
Palët tashmë kanë dhënë shenja se “Rasti Limaj” nuk duhet të pengojë bashkëpunimin.
Me kumtesën e Qeverisë për bashkëpunim të suksesshëm pajtohet edhe EULEX’i
Zëdhënësja e këtij misioni, Karin Limdal, ka thënë se Kryeministri dhe kreu i EULEX’it kanë pasur një takim shumë konstruktiv.
“Ne pajtohemi plotësisht me mesazhet në kumtesën për media të lëshuar më vonë. Kryeministri ka thënë se ai është shumë i kënaqur me bashkëpunimin me EULEX’in dhe ne ndajmë këtë opinion”, ka thënë Limdal, në një prononcim për Express, të martën.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...