Opsioni i Kryesuesit në LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës mund të ketë “Kryesuesin” e saj, pas Kuvendit të Shtatë Zgjedhor që pritet të mbahet në vjeshtën e vonë të këtij viti.
Ky është plani i fundit që po qarkullon në LDK, në kuadër të përpjekjeve për të deleguar përgjegjësinë kryesore te një njeri, përderisa Lideri i partisë, Fatmir Sejdiu, vazhdon të jetë President i Kosovës.
Burime të Expressit thonë se kjo ide është diskutuar gjerësisht në Kryesinë e LDK’së.
“Aktualisht kjo është vetëm një ide. Pra, ende nuk ekziston konsensus i plotë për atë që LDK’ja të ketë Kryesuesin e saj”, ka thënë një anëtar i Kryesisë së LDK’së, në kushte anonimiteti.
Sipas tij, Kryesuesi i LDK’së do të ishte një person me kredibilitet të lartë.
“Nëse ka konsensus, atëherë nuk do të ekzistonte posti i Nënkryetarit të Parë”, thotë ai.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...