E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Monedha floriri me portretin e Nënë Terezës



Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e qeverisë ka kërkuar që me rastin e 100-vjetorit Nënë Terezës të priten monedha floriri dhe argjendi me portretin e saj. " Mendoj se në nderim të saj qeveria të presë me fondet e buxhetit një sasi monedhash floriri dhe argjendi me portretin e saj. Procedurat duhet t'i nisim shpejt. Do jetë banka e shtetit ajo që do përmbushë prerjet ndërsa metali me vlerë do blihet nga qeveria", tha ai.
Kryeministri Sali Berisha tha në mbledhjen e qeverisë se vendimi për one-stop-shop për energjinë ka rëndësi të madhe pasi energjia është një ndër prioritetet më madhore. "METE ka bëre një pune të vyer për task forcë. çdo leje do merret në Qendrën e Liçencave. Në 2 vite në fushën e energjisë janë firmosur 200 kontrata të të gjitha kalibrave", tha ai.
Sipas Berishës, me këtë qendër, i jepet goditje burokracisë dhe korrupsionit .

Në mbledhjen e qeverisë kryeministri ka uruar ministren e integrimit Majlinda Bregu për ditelindjen e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›