Hamsik: Nuk kemi frikë nga Chelsea

Marek Hamsik ka folur për sfidën e Ligës së Kampionëve, kue Napoli do të ndeshet me Chelsean në të tetën e finales.
Mesfushori sllovak thotë se ekipi italian nuk ka frikë nga skuadra e Andre Villas Boas.
“Blues kanë skuadër të madhe, por nuk kemi frikë nga ta. Gjëja më e rëndësishme ishte t’i evitonim Barcelonën e Real Madridin, me të tjerat mund të përballemi. Kanë mbetur edhe tre muaj nga ndeshja dhe është e vështirë ta bësh një prognozë, edhe pse i kuptoj njerëzit që e shohin kundërshtarin tonë si favorit. Ne jemi të gatshëm dhe nuk jemi të zhgënjyer me shortin”, tha Hamsik për talksport.co.uk.