E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bardheblutë perfektë me 6 fitore, ndaj Laçit ishte deja-vu

Nga ERJON SALIU

Grupi A

 

Tirana             18 pik렠         13-4

Laçi                            8 pikë 7-5

Apolonia                    7 pikë 11-14

Shkumbini     1 pikë 10-19

 

Tirana i fiton të gjitha ndeshjet e grupit, si asnjë ekip tjetër, edhe dje i ka mjaftuar vetëm goli i Morinës për të marrë tri pikët ndaj kurbinasve


TIRANA LAÇI 10

Shënues: Morina 32

TIRANA: Lika, Taku, Dushku, Dabulla, Kalari, Karabeci, Tushe (G. Lika 73), Heples, Duro (Bala 85), Morina (Peposhi 51), Ferraj. Trajner: H. Rubio

LAÇI: Vashaku, Buljan, Shazivari (Milenkoviç 91), Sefgjini, Rexha, Vucaj, Trajkoviç, Selimi, Lloga, Kastrati, Doku. Trajner: Y. Zani

Gjyqtarë: A. Koçi, F. Lamaj, E. Velo (Durrës)

Ashtu si në kampionat pak ditë më parë, kur Tirana fitoi me rezultatin minimal 1-0 me gol të Morinës, e njëjta gjë ka ndodhur edhe dje në kryeqytet. Bardheblutë me tripikëshin e djeshëm renditen të parët në grupin e vet, me 18 pikë të plota në gjashtë ndeshje. Trajneri Rubio aktivizoi pothuajse pjesën më të madhe të titullarëve, ndërsa në stol u lanë Ahmataj, G. Lika, Bala dhe Pisha. Kurse skuadra laçjane, e drejtuar dje nga Ylber Zani, ka luajtur me 90 % të titullarëve.

Në përgjithësi, ka pasur pak raste, ndërsa edhe terreni në përballjen e djeshme ka qenë shumë i rënduar, aq sa ka ndikuar dhe nuk i ka lejuar skuadrat që të dalin në lojën e tyre më të mirë. Tirana e ka kërkuar golin qysh në fillim e lojës, por janë treguar të pasaktë para portës së Vashakut. Kurse skuadra mike ka bërë një ndeshje dinjitoze, madje e ka nisur lojën me agresivitet dhe ka kërkuar që të marrë rezultat pozitiv.

Për Tiranën ka menduar Morina, i cili pas një krosimi të saktë të Takut nuk e ka pasur të vështirë që të kalojë skuadrën e vet në avantazh. Me fitoren e ngushtë të bardhebluve është mbyllur pjesa e parë, ndërkohë që fraksioni i dytë i ndeshjes ka nisur sërish me një Tiranë agresive, e cila e kërkoi golin.

Madje ndër rastet e shpërdoruara është për tu theksuar ai i minutës së 79-të, kur Gilman Lika ka krosuar saktë në zonë dhe Peposhi, edhe pse është zhytur në portë nuk ka mundur që të dyfishojë shifrat. Trajneri Rubio ka aktivizuar edhe Balën, sepse nuk është pajtuar me rezultatin e ngushtë, megjithatë, sërish Tirana nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës, po ashtu edhe laçjanët, të cilët edhe pse kanë humbur janë kualifikuar për të vazhduar më tej aventurën në Kupën e Shqipërisë. Skuadra e Rubios ka bindur në të gjitha ndeshjet dhe e konsiderone kupën si një objektiv kryesor për këtë sezon.

Hulian Rubio, trajner i Tiranës: Më vjen mirë që e mbyllëm me sukses aventurën në Kupën e Shqipërisë, por më shumë një humbje dhe duke e vlerësuar maksimalisht këtë kompeticion të rëndësishëm. Megjithatë, ajo që nuk iu përshtat mënyrës së lojës ishte terreni tepër i rënduar, i cili nuk lejonte të shfaqje vlerat e vërteta.

Ylber Zani, drejtor teknik i Laçit: Nuk u prononcua pas ndeshjes.

Të veçantat

- Takimin e djeshëm nuk e ka ndjekur asnjë nga financuesit e dy ekipeve.

- As 50 tifozë nuk ka pasur dje në Selman Stërmasi, madje mes tyre ka pasur edhe prindër lojtarësh të të dy ekipeve.

- Asnjë karton nuk pati në sfidën e djeshme, çka rrallë ndodh në një ndeshje të kampionatit shqiptar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›